Një 35-vjeçar nga Durrësi ka humbur sot jetën, pasi ishte duke riparuar një difekt elektrik në një shtyllë, ku ka rënë në kontakt me energjinë elektike.
Informacion paraprak
Më datë 17.05.2019, rreth orës 12:50, në Rrashbull, Durrës, shtetasi K.Xh., 35 vjeç, banues në Durrës, elektriçist, duke riparuar një difekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë elektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.