01:38 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

5000 euro gjobë në ditë për ish-Mbretin belg, nuk pranon të kryejë testin e atësisë

18:40 | 18/05/2019
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
5000 euro gjobë në ditë për ish-Mbretin belg, nuk pranon të kryejë testin e atësisë

Ish-mbreti i Belgjikës do të gjobitet me 5000 euro në ditë, pasi nuk pranon të kryejë një test atësie, për të zgjidhur një çështje të hershme ligjore ku një grua pretendon se është vajza e tij.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Mbreti Albert II, 84 vjeç, duhet të paguajë shumën e caktuar për çdo ditë që ka refuzuar të zbatojë urdhrin e Gjykatës, dhënë vitin e kaluar, duke bërë që artistja Delphine Boel, 50 vjeç, e cila pretendon se është vajza e tij, të përfitojë kështu një shumë të majme.

Avokati i Mbretit, Guy Hiernaux,  tha për CNN se Alberti nuk ka ndonjë arsye të të refuzojë testin, pasi do të mbetet anonim.

Nëse ai rezulton vërtet të jetë babai, zonja Boel do të marrë emrin Delphine Van België dhe me dekret mbretëror mund të përfitojë edhe titullin e Princeshës.

Alberti, i cili abdikoi nga froni gjashtë vjet më parë duke ia lënë atë djalit të tij Philippe, nuk e pranon pretendimin e Boel dhe prej një dekade palët janë përplasur në Gjykatë. Deri tani është vërtetuar përmes testit të ADN-së vetëm se zonja Boel nuk është e bija e babait të saj ligjor, Jacques Boel, trashëgimtar i një prej dinastive më të pasura industrialiste të Belgjikës.

Alberti, nuk kryen asnjë detyrë publike, ka pranuar se martesa e tij kishte vështirësi. Të tre fëmijët e tij me Mbretëreshën Paola janë më të mëdhenj në moshë se Boel. Trashëgimtare e fronit tani është Princesha 17-vjeçare Elisabeth, vajza e Mbretit Philippe dhe Mbretëreshës Mathilde.

Pas

Bindja Demokratike tregon pse u tërhoq kandidati i Bashkisë Skrapar: Organet kopetente të veprojnë

Para

KQZ i refuzoi kërkesën për Bashkinë e Himarës, Beleri akuza Ramës: Ai urdhëroi eleminimin tim

Para
KQZ i refuzoi kërkesën për Bashkinë e Himarës, Beleri akuza Ramës: Ai urdhëroi eleminimin tim

KQZ i refuzoi kërkesën për Bashkinë e Himarës, Beleri akuza Ramës: Ai urdhëroi eleminimin tim

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.