23:23 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KQZ i refuzoi kërkesën për Bashkinë e Himarës, Beleri akuza Ramës: Ai urdhëroi eleminimin tim

18:44 | 18/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ i refuzoi kërkesën për Bashkinë e Himarës, Beleri akuza Ramës: Ai urdhëroi eleminimin tim

Alfred Beleri i cili ka kandiduar për Bashkië e Himarës ka reaguar për herë të parë publikisht pas refuzimi të kërkesës së tij nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Komisioni Qëndror Zgjedhor nuk e ka regjisturar si kandidat për Bashkinë e Himarës sepse nuk kishte mbushur periudhën e rehabilitimit nga një dënim disa vite më parë.

Beleri në prononcimin e tij të parë publika ka akuzuar kryeministrin Rama, për vendimin e marrë nga KQZ, duke u shprehur se   “Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike. Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit”. Beleri shprehet se KQZ shkeli ligjin pasi “është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës”.

Ndër të tjera ai shprehet me përgjegjësi të plotë se nuk ka bërë asnjë ditë burg, dhe vendimi I vitit 2006 ka nuk është më i vlefshëm.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam bërë asnjë ditë burg në jetën time dhe se nuk jam përfshirë kurrë në veprat penale të parashikuara në nenin 2 pika 1 a të Ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”.

Dënimi absurd në vitin 2006 nga Gjykata e Vlorës, kundër meje, ka skaduar përpara 3 viteve, pra në vitin 2016 dhe, kjo nuk përbën aspak pengesë që unë të kandidoj për Bashkinë e Himarës.”

Alfred Bejleri është një emër i njohur, pasi ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste  të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër.

Shkrim i plotë

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në mënyrë flagrante dhe në kundërshtim me ligjin, më përjashton nga kandidimi im për zgjedhjet vendore të 2019 për Kryetar Bashkie të Himarës, tregon se KQZ është e mbërthyer nga interesat okulte të qeverisjes antipopullore të Edi Ramës.

Kryeministri neobllokmen i Shqipërisë ka rrëmbyer të gjitha institucionet e pavarura që duhet të garantojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike të vendit.

Eliminimi im si kandidat i pavarur për Bashkinë e Himarës, ka një prapavijë të pastër politike, të urdhëruar nga vetë Kryeministri Rama, e cili po tenton të manipulojë sërish zgjedhjet vendore.

Frika e Edi Ramës, është vota e lire e popullit.

KQZ ka shkelur me të dyja këmbët ligjin Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE“.

Shumicën në KQZ e përbëjnë anëtarët e PS-së, të cilët janë të urdhëruar që të eliminojnë çdo kandidat potencial duke mbrojtur hajdutët që prej vitesh kanë masakruar pronat e himariotëve, duke vendosur Partinë Socialiste përpara interesave të qytetarëve të tyre.

Dokishotizmit të Edi Ramës, neodiktatorit të vonët të Ballkanit, i ka ardhur fundit. Është koha që Himara të çlirohet nga shpërdoruesit e zëllshëm dhe hajdutët potencialë që prej vitesh kanë masakruar zonën duke tjetërsuar pronat dhe fondet publike.

Shtabet monstruoze të PS po manifestojnë hapur frikën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke i sabotuar ato  dhe duke vendosur vetë për kandidatët që do garojnë për Bashkitë e vendit.

Jam i detyruar t’u përgjigjem këtyre akuzave dhe shpifjeve të pabaza, të cilat duan të dëmtojnë imazhin tim.

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk kam bërë asnjë ditë burg në jetën time dhe se nuk jam përfshirë kurrë në veprat penale të parashikuara në nenin 2 pika 1 a të Ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITET TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”.

Dënimi absurd në vitin 2006 nga Gjykata e Vlorës, kundër meje, ka skaduar përpara 3 viteve, pra në vitin 2016 dhe, kjo nuk përbën aspak pengesë që unë të kandidoj për Bashkinë e Himarës.

Dua të theksoj se vendimit anti-ligjor të KQZ-së do i përgjigjem sipas rregullave dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, duke e ankimuar pranë organeve përkatëse.

Me besim te drejtesia dhe fitorja, për Himarën dhe himariotët.

Kandidati per Kryetar Bashkie

Dhionisis Alfred Beleri                 

 

 

Etiketa: alfred beleri
Pas

5000 euro gjobë në ditë për ish-Mbretin belg, nuk pranon të kryejë testin e atësisë

Para

Kapet me kokainë në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Para
Kapet me kokainë në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Kapet me kokainë në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.