Drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kamzës, Ermioni Cekani është shkarkuar nga detyra. Ndërsa ende nuk dihen arsyet për shkarkimin e saj, në media aludohet se arsyeja e shkarkimit të saj mund të jetë një titull nderi të marrë prej saj nga Bashkia Kamzë.
Kujtojmë që Çekani u dekorua disa ditë më parë nga kryebashkiaku i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu me titullin “Mirënjohje qyteti”.
Ndërsa në lidhje me dekorimin e Cekanit, për Fax News ka folur kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu. Mziu është shprehur se titulli zonjës në fjalë i është dhënë me rastin e 23 vjetorit të Bashkisë ashtu sikurse një sërë personaliteteve të tjera dhe se ai nuk është përgjegjës për selektimin e personave që do të dekorohen.
“Bashkia e Kamzës me rastin e 23-vjetorit të saj u ka dhënë mjaft personaliteteve çmime mirënjohje. Mund të këtë qënë dhe zonja në fjalë pasi nuk i zgjedh unë, por një staf i tërë. Nga mediat po e dëgjoj që e kanë shkarkuar,unë nuk e njoh fare kush është as numër telefoni, as emrin nuk ja di. Me vjen keq po të jetë e vërtetë.”-është shprehur kryebashkiaku i Kamzës Mziu.