Një emigrant shqiptar ka treguar se i është vendosur gjobë si dhe i është hequr patenta nga policia italiane sepse ajo nuk njihej në shtetin fqinj si dhe në vendet e tjera të Europës.
Qytetari shkruan se kjo ndodh pasi nuk ka një marrëveshje midis dy shteteve, duke shtuar se në Itali njihet vetëm formati i vjetër i patentës së lëshuar brenda Shqipërisë.
Mesazhin e emigrantit e ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha i cili shkruan përkrah tij se, ky është fati i qytetarëve të narkoshtetit.
Postimi i plotë:
Fati i qytetareve te narkoshtetit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Sapo me vendosen gjobe dhe heqje patentet nga policia Italiane per parregullesi ne patente, sepse kjo patenta e Edi Rames nuk njihet fare neper Europe sepse nuk ka nje marrveshje mes shteteve tash 3 vjet.
Drejtoria e Transportit ne Tirane me kane thene qe do behet mbrenda muajit, kjo e thene vhet ne gusht. Ne itali njifet vetem formati i vjeter qe eshte bere nga qeveria juaj.
Kjo e Edi Rames nuk vlen nje mut.
Tani nuk mund te shkoj as ne pune sepse e kam 30km larg.
Kjo eshte narko Shteti qe duam dhe qe po na merr ne qafe edhe neve qe jemi larguar.Ndersa kjo faqja web e drejtorise transportit nuk funksionon fare.
Patentat e reja nuk njihen nga shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, pasi këto marrëveshje janë nënshkruar për modelin e vjetër të patentave.
Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit. Ndërkohë që për të gjitha ato vende, me të cilat nuk ka një të tillë, është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare.
Një nga këto shtete, me të cilën është nënshkruar marrëveshja dypalëshe, është edhe Italia, por disa provinca të veriut të Italisë nuk i njohin patentat shqiptare.
(F.GJ/FAXWEB.AL)