Teksa Bayerni ka luajtur ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Frankfurtit, në “Allianz Arena” ka pasur një ceremoni të veçantë për tri futbollistë të cilët do të largohen në fund të këtij sezoni.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Rafinha dhe mesfushorët Ribery e Robben. Yjet e futbollit janë të mbushur me shumë trofe në arenën kombëtare e ndërkombëtare.
Rafinha mbylli sezonin e tetë me Bayernin, duke fituar Champions League dhe 7 kampionate (duke llogaritur edhe të djeshmin).
Për Robben sezonet në Mynih janë 10, ndërsa për Ribery janë plot 12.
Ceremonia special për futbollistët u mbajt pak para ndeshjes kundër, ku drejtuesit e lartë të Bayernit zbritën në fushë për t’i takuar. Ribery u shfaq më i emocionuar, duke mos mbajtur dot as lotët.

