08:25 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kishin humbur kontaktet prej 24 orësh, gjenden 3 turistët anglezë në Theth

18:33 | 20/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kishin humbur kontaktet prej 24 orësh, gjenden 3 turistët anglezë në Theth

Mbrëmjen e kaluar tre turistë anglezë kishin humbur kontaktin me njëri-tjetrin dhe për këtë kishin kërkuar ndihmën e policisë.

Kjo e fundit njofton se pasditën e sotme është bërë e mundur gjetja e tyre falë bashkëpunimit edhe me banorët e zonës në fshatin turistik të Thethit në Shkodër.

“Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mësohet se pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

Njoftimi i plotë:

Policia  e Shkodrës dhe banorët e zonës u vijnë në ndihmë turistëve anglezë në zonat turistike malore të Thethit.

Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

Policia e Shkodrës gjen rastin të falënderojë banorët e zonës, për sensibilizimin, angazhimin dhe humanizmin e treguar në disa raste të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku së bashku u kanë ardhur në ndihmë turistëve që janë gjetur në vështirësi, për shkak të humbjes  së rrugës apo kontakteve.

#bashkëpërnjëturizëmtësigurt

(F.GJ/FAXWEB.AL0

Etiketa: GJENDEN TURISTET E HUMBURthethTURISTET ANGLEZE
Pas

Serbi, dhunë brutale dhe fyerje raciste me bazë etnike ndaj futbollistëve shqiptarë të KF Luginës

Para

VIDEO/ “Jemi brezi i tretë i të persekutuarve”, emigrantja-Bashës: Kërkoj një përgjigje

Para
VIDEO/ “Jemi brezi i tretë i të persekutuarve”, emigrantja-Bashës: Kërkoj një përgjigje

VIDEO/ “Jemi brezi i tretë i të persekutuarve”, emigrantja-Bashës: Kërkoj një përgjigje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron nga rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.