00:07 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje, në pranga 5 persona. Mes tyre 2 policë

09:28 | 21/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksioni blic i Policisë në Sarandë, shoqërohen me masa të rrepta tek Krimet e Rënda 8 nga të ndaluarit (Foto)

Foto ilustruese

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka bërë arrestimin e 5 personave në Shkodër pasi lejuan ndërtimet pa leje në Velipojë.

Mësohet se midis të arrestuarve janë edhe shtetasi me inicialet P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë dhe R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi i me inicialet R.K.,  me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër. Janë ndaluar edhe 2 shtetasit:
– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;
– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë – SHÇBA arreston 5 shtetas, që dyshohet se kanë lejuar ndërtime pa leje, mes tyre 2 punonjës policie

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor me metoda pro-aktive ka goditur disa zyrtarë e shtetas, që dyshohet se favorizonin ndërtimet pa leje kundrejt shpërblimit financiar. Kjo në zona të shpallura të mbrojtura në Velipojë, Shkodër.

SHÇBA ka arrestuar 5 persona për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, mes tyre 2 punonjës policie.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar masën ‘Arrest në burg” janë arrestuar:
– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:
– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;
– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit.

SHÇBA falënderon dhe nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestohen 5 persona ne shkoderarrestohet 2 police ne shkoderlejuan ndertime pa lejeVelipoje
Pas

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 62-vjeçari

Para

”Do të ishte vetëvrasje për qeverinë”, Tepelena: Pse taksimi i rrugës Tiranë-Durrës është antikushtetues

Para
”Do të ishte vetëvrasje për qeverinë”, Tepelena: Pse taksimi i rrugës Tiranë-Durrës është antikushtetues

''Do të ishte vetëvrasje për qeverinë", Tepelena: Pse taksimi i rrugës Tiranë-Durrës është antikushtetues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.