Pas shkarkimeve të Vetingut, KLP ka emëruar tre drejtues të rinj në prokuroritë e rretheve.
Komisioni i Karrierës në KLP ka propozuar emrin e prokurorit Julian Çafka në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Shkak për këtë është bërë shkarkimi në datën 16 Maj nga KPK i prokurorit Arben Pasho, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Gjirokastër.
Miratohet me 11 vota pro prokurori Julian Cakfa si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Po ashtu është miratuar me 11 vota pro caktimi i prokurores Irena Çunoti, prokurore pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Korçë të ushtrojë funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Është miratuar me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykates se Apelit Korcë të ushtrojë funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.