Këngëtarja Anxhela Peristeri shpesh bezdiset nga fansat që duan të dinë moshën reale të saj. Kështuqë ajo dje ka vendosur ta bëjë publike moshën, duke zbuluar se është 33-vjeç.
“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, shkruante Anxhela. Mesa duket përsëri nuk është besuar nga disa fansa.
Një prej tyre i ka shkruar Anxhelës mesazh duke i thënë se ajo i ka prekur të 40-tat.
“Në qoftë se je 33-vjeçe i bie të kesh lindur në 1986. Por ti ke luajtur në filmin ‘Vetmi’ të vitit 1990 me Reshat Arbanën dhe aty ke qenë thjesht një figurante. Dhe jo nuk ke qenë 4 vjeç, maksimumi 18 ose më pak. Le të themi 15. Në llogari si bie të jesh 33 vjeçe, i bie ti kesh prek 40 me kohë. Mjaft gënjeve veten dhe publikun që të dëgjon e shikon!”, i ka shkruar komentuesja.
Anxhela, në anën tjetër e ka publikuar këtë mesazh dhe pranë tij ka shkruar:
“Kush tjetër më ka parë në film me Reshat Arbanën? Sepse unë nuk mbaj mend as veten në 1990”, përfundon këngëtarja.
Discussion about this post