Liderët e partive opozitare në Kosovë prej ditësh kanë nisur ytakimet dhe konsultimet me njëri-tjetrin për dërgimin e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së Ramush Haradinajt.
Albin Kurti është takuar gjatë ditës së sotme më kreun e LDK-së Isa Mustafa me ftesën e këtij të fundit.
Takimin e ka bërë të ditur vetë kreu I Vetëvendosjes, Albin Kurti në rrjetet siociale I cili shkruan se bashkë me Mustafën janë pajtuar për të nisur përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.
Postimi i plotë:
Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)