Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjykatësit Edmond Islamaj.
Gjyqtari Islamaj kishte kaluar me sukses sitën e KPK-së, por vendimi i këtij komisioni i apelua nga Komisioneri Publik dhe pas shtyrjeve të seancave, sot KPA mori vendimin pas shqyrtimit te provave te reja të sjella nga vetë gjyqtari duke i ndaluar këtij të fundit ushtrimin e detyrës.
KPA njofton se gjyqtari ka bërë deklarim të paplotë të pasurisë. Sipas komisionerit publik, gjyqtari nuk është hetuar siç duhet nga KPK.
Edhe më herët ka pasur shtyrje të seancave për gjyqtarin Islamaj, për t’i mundësuar Njësisë së Shërbimit Ligjor të analizojë provat e reja dhe të bëjë një rivlerësim të situatës financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë disa herë dhënien e vendimit për gjyqtarin Islamaj.
Tashmë, Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 anëtarë, Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani.