Dy persona janë arrestuar në Elbasan, për shkak se në gjendje të dehur kanë dhunuar dhe kanë kanosur një person.
S.T., 23 vjeç dhe D.P., 40 vjeç gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar dhe punonjësit e policisë, ç’ka e rëndon edhe më shumë pozitën e tyre.
Ata akuzohen për: “Kanosje”, ” Plagosje e lehtë me dashje”, ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ” Prishja e qetësisë publike
Njoftimi i policisë për rastin:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
S.T., 23 vjeç dhe D.P., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për motive të dobëta dhe në gjëndje të dehur, kanë goditur me grushta e kanosur me fjalë shtetasin V.B., si dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Kanosja”, ” Plagosja e lehtë me dashje”, ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ” Prishja e qetësisë publike”.
(E.K/Faxweb.al)