Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës I cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2018 me akuzën e “plagosjes me dashje”.
Shtetasi me inicialet K.P., banues në Konispol, ishte dënuar nga Gjyakata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin e formës së prerë (2018) e ka dënuar me disa ditë burgim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, K. P., 28 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjyakata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin e formës së prerë (2018) e ka dënuar me disa ditë burgim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Materialet janë referuar pranë Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)