Kreu i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, gjatë një prononcimi në Fax News ka folur për protestat e minatorëve, që kërkojnë rrogat e prapambetura dhe statusin e minatorit.
Kalaja u shpreh se sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë mbulon gjithë vendin dhe e gjitha është e dokumentuar.
“Sinditata e pavarur e Minatorëve të Shqipërisë mbulon gjithë territorin. Dhe kjo është e dokumentarar. Dhe është e vetmja përfaqësuese për gjithë problemet që kanë pasur minatorët e Shqipërisë.
Unë kam deklaruar e më herët mospraninim e grupeve të interesit.
Do thoja që do ishte mirë që komisioni parlamentar i ekonomisë të shfrytëzonte grupet e interesit.
Është çështje tavan që projektligji e ka parashikuar për vështirësitë e statusit të minatorit.
Pozicioni i naftëtarëve është mjaft i vështirë.Jemi nga organizatat e punëdhënësve për çështjen e kontrollit shoqëror.Thuhet që punëdhënësi duhet t’i paguajë kontribut.Ti paguaje e për të dytën herë kur i shtohet statusi i punonjësit të nëntokës.
Persa i përket kërkesava. Unë fill pas miratimit të ligjit, kam qënë në Klos, Bulqizë, që kam testuar edhe minatorët.
Ne do kemi kërkesa të tjera që duhet t’ja bashkangjisim. Këtë e përfitojnë e punonjësit e nëntokës. Projektligji ka vlera pozitive. Ne jemi sindikata kryesore në Shqipëri”, u shpreh Kalaja.