Pas kthimit nga një vizitë tre ditore në Holandë, ku ishte bashkë me kreun e Kuvendit, Gramzo Ruçin dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialisten Taulant Ballën, Rudina Hajdari ka thënë gjatë fjalës saj në Parlament se, shërimi i plagëve në vend kalon përmes integrimit në BE dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Hajdari tha gjithashtu se Holanda dhe vende të tjera të BE-së, kanë krijuar përshtypjen se Shqipëria ndodhet në një situatë që nuk mund të kapërcehet për shkak të konflikteve ndërpartiake.
“Sot do të flas për një moment, që ka të bëjë me pritjen e Shqipërisë për hapjen e negociatave. Mendoj se fillimi i shërimit të plagëve është anëtarësimi në BE, dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi. Duhet të shikojmë me largëpamësi dhe të çojmë Shqipërinë përpara.
Kam qenë në Gjermani, Holandë dhe Francë dhe më lejoni si kryetare e Komisionit të Integrimit të shpreh disa përshtypje të tyre. Arroganca që mbizotëron të qeveria po dëmton vendin. Një qeveri që sillet arrogante tregon se po punon për dëmtimin e imazhit të vendit, edhe opozita nuk po e ndihmon këtë vend. Kemi një kryetar në tentativë që shkon në Angli dhe nuk ka një të ri në delegacion. Çelja e negociatave me BE është thellim për të vazhduar reformat. Ata mendojnë që Shqipëria ndodhet në një situatë në të cilën ne nuk arrijmë të kapërcejmë konfliktet ndërpartiake”, tha Hajdari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)