Para disa muajsh në mediat rozë u përfol për një lidhje dashurie mes moderatores Dojna Mema dhe këngëtarit të njohur Vlashent Sata. Ata u fotografuan në të njëjtat vende në Turqi.
Ishte Dojna ajo që mohoi të ishte në një lidhje me këngëtarin. Ajo rrëfeu se po realizonte me Vlashentin një projekt, për të cilin ka treguar më shumë në një postim në profilin e saj në Instagram.
Dojna shfaqet e veshur me të bardha dhe krahas postimit etiketoi Vlashentin.
“Së shpejti, “Copëzat”, shkruante moderatorja, ndërsa “News31” ka treguar se bëhet fjalë për një këngë të re, ku Dojna do të jetë aktorja protagoniste në videoklip.