Dy punonjës të ngarkimit-shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit ranë në prangat e policisë disa ditë më parë, pasi akuzohen se u kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash udhëtarëve. (Lexo ketu)
Në dëshminë e dhënë përpara prokurorëve të rinjtë D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç kanë treguar se sendet e vjedhura i fshihnin në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë dhe organet e tyre gjenitale.
Dy të rinjtë kanë treguar se nuk kanë qenë të përfshirë persona të tretë pasi ata i kalonin vetë sendet e vjedhura, ose paratë.
Një nga justifikimet që ata përdornin për të dalë nga aeroporti ishin dhe “problemet shëndetësore” të familjarëve të tyre. Kjo ka bërë që të merren dhe masa në Aeroportin e Rinasit, dhe punonjësve të mos iu lejohet largimi nga vendi i punës gjatë turnit që ata kanë.
Arrestimi i punonjësve të ngarkim-shkarkimit me inicialet, D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç, u bë i mundur ketë të hënë, falë informacioneve të marra se punonjësit kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme.
Nga ky operacion u arrit të sekuestrohej shuma prej 4550 euro, që dyshohet ti jete vjedhur nga bagazhet udhëtarit me iniciale H.E.