Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjatë paradites, ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në zonat malore.
Sipas Meteoalb mesdita dhe në vijim sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar herë pas-here shira afatshkurtër, por mundësia për shira në bregdet është shumë e ulët.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.