Historiani Ardian Muhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për zgjedhjet që do të zhvillohen ditën e sotme në orë 10:00 për drejtuesin e Akademisë së Shkencave, ku si kandidaturë e vetme është paraqitur ajo e Skënder Gjinushit.
Muhaj tha se kur u themelua kjo Akademi gjithë bota e kishte vëmendje tek ajo çfarë do të afronte edhe pë çshtjen kombëtare duke qenë se sipas tij, u krijua në një kohë mjaft të vështirë në Kosovë, si një institucion i rëndësisë së lartë kombëtare e cila ngjalli një interes të lartë por që sipas Muhajt përfundoi në një fiasco (dështim).
“Atë që nuk e bëri Akadamia në ’98 e bëri Norman Kolni që botoi një libër që i tregonte botës Historinë e Kosovës. Studimet albanologjike deri para disa vitesh nuk e kanë pasur qendrën brenda trevave shqiptare. Në vitin 2008 u ndërmorë një reformë e cila rezultoi e suksesshme, unë jam pjesë e saj, e dua shumë Akademinë e Shkencave, jam në kontakt të vazhdueshëm me të dhe ndjek me interes ecurinë e saj. Deri në 2008 Akademia e Shkencave kishte në ngarkim të saj disa institute të rëndësishme, që të gjitha këto me shumë të drejtë kaluan në një institucion tjetër me profil kërkimor-shkencor në një sinom universitar”.
Muhaj foli edhe për fillimet e krizës midis qeverisë dhe Akademisë së Shkencave për të cilën tha se ka nisur që në vitin 2013 dhe është ashpërsuar në 2015 e në vijim. Ai argumentoi se kjo vjen pasi godina e Akademisë së Shkencave ndodhet në një truall me vlerën më të shtrenjtë në gjithë Shqipërinë duke shtuar se ka qenë vetë kryemininistri Rama ai që e ka thënë një gjë të tillë.
“Pas vitit 2013 dhe veçanërisht pas vitit 2015, Akademia e Shkencave u vendos në shenjestër. Ajo ka nevojë për reformim por kjo kërkon diçka tjetër dhe jo ndryshimin e një emri. Kërkon buxhet i cili padyshim është qesharak. Fati i keq i kësaj akademie është se është ngritur në parcelën e cila ndodhet në territorin me çmimin më të lartë në Republikën e Shqipërisë. Këto zgjedhje janë për shkak të dorëheqjes së kryetarit. Kryeministri me një mesazh në Twitter ka thënë në 2017 “anuloni zgjedhjet, do ju marrim tokën dhe do t’ju shkurtojmë buxhetin”. Kjo është e paprecedentë, prej katër vitesh Akademia kërcënohet me mbyllje, kjo është absurde dhe e papranueshme sepse ajo ka lindur përpara këtyre që duan ta mbyllin, nëse nuk je në gjendje ta mbështesësh të paktën mos e sulmo”, tha Muhaj.
Lidhur me kandidaturën e Skënder Gjinushit për kryetar të Akademisë së Shkencave, historiani tha: “Gjinushi i përket edhe politikës edhe akademisë, është parë si më i afërti më politikën por besoj se nuk do ti rezistojë kohës. Mbase e kanë mbështetur për ta patur më të lehtë që të marrin atë që duan. Por njerëz pa mbështetje nga opinioni publik nuk mund ta kenë të gjatë”.
“Nën një çati kemi dy hyrje, nga njëra anë hyjnë të pasurit që një makinë iu kushton mijëra euro (e ka fjalën opër deputetët pasi aty ndodhet edhe Kuvendi), dhe nga ana tjetër hyjnë akademikët me hallet e tyre, natyrisht pa makina të shtrenjta”, tha Muhaj.
Ai tha foli edhe për Teatrin Kombëtar ku tha se pamundësia për të shembur këtë godinë ka shpëtuar edhe Akademinë e Shkencave.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se ka marrë rolin e të gjitha institucioneve të vendit ku shfaqet si ekzorcist (mrekulli-bërës), që i bën të gjitha.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/362153434444687/UzpfSTE0MTYzMzk3OTgxNzkwNjpWSzozNjIxNTM0MzQ0NDQ2ODc/
(F.GJ/FAXWEB.AL)