Dita e djeshme ka qenë tepër e veçantë për Valbona Selimllarin sepse ka festuar ditëlindjen dhe urimi që i kanë bërë fëmijët është tepër i veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen mami më e mirë. Dashuri!”- shkruhet në postimin e fundit të bukuroshes në Instagram, ndërkohë urimet nga ndjekësit kanë vërshuar lumë.
Por e dini se sa vjeç mbushi sot Valbona?
Edhe pse na duket e pabesueshme ajo ka mbushur plot 46 vjeç.
Ish-missi shqiptar tashmë është shkëputur disi nga jeta publike, dhe është e angazhuar si punonjëse në shërbimin social të Bashkisë së Tiranës. A
jo është nënë e tre fëmijëve, të cilët ka preferuar gjithnjë që t’i mbajsë sa më larg vëmendjes së mediave.