01:15 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh të fortë politikës: Zgjidheni këtë situatë urgjent, investitorët të frustruar

11:38 | 24/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nuk ia kursen Ramës: Përballja me popullin është e pashmangshme!

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën politike në vend.

Në këtë deklaratë thuhet se po ndiqet me shqetësim të thellë gjithçka duke treguar se shumë anëtarë të tyre kanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike.

Ato shprehen gjithashtu se situate politike në të cilën ndodhet vendi ynë ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Përbashkët mbi Situatën Politike në Shqipëri Joint Statement on Political Situation in Albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ) po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri. Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend.

Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur tensionet politike në vend janë në rritje dhe data e përcaktuar e zgjedhjeve afrohet ndërkohë. Nga ana tjetër ditët e fundit liderët politik dhe shtetërorë kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me krizën politike dhe zgjedhjen e saj, ku kryeministri Rama ka dërguar tre letra në dretjim te kryedemokratit Basha duke i kërkuar zhvillimin e një dialogu pa kushte ndërsa ky i fundit i ësjhtë përgjigjur prerazi se nuk ka dialog pa largimin e Ramës.

Vetëm disa minuta më parë edhe kreu i shtetit, Ilir Meta ka bërë therrje ndaj klasës politike që të shkohet drejt një marrëveshjeje duke ofruar edhe opsionet e tij pë zgjidhjen e krizës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dhoma amerikane e tregtiseMESAZH TE FORTE POLITIKES
Pas

‘Kopjon Oriola Marashin’, Kejvina le pa fjalë ndjekësin me përgjigjen

Para

“Kaq, kriza u zgjidh!?”, aleati i Bashës 7 këshilla për ”kokat e nxehta”: Pushofshi në paqe!

Para
Zgjedhjet/ Rama tregon masat: Procesi do të monitorohet me video e audio

"Kaq, kriza u zgjidh!?", aleati i Bashës 7 këshilla për ''kokat e nxehta": Pushofshi në paqe!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.