Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një deklarate është shprehur i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri për hir të zgjidhjes së krizës dhe ruajtjes së rendit demokratik.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar në Twitter Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.
Këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane, Merkel ka komentuar në statusin e Presidentit Meta ku përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në Ballkanin Perëndimor.
“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”– thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.
“Garancia e rendit kushtetues, siguria publike, stabiliteti i vendit dhe zgjedhjet demokratike, të lira dhe të drejta, janë parimet kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, duke përfshirë rishikimin e ditës së zgjedhjeve”- shkruante ditën e djeshme Presidenti, Ilir Meta.