08:48 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me dritat ndezur, Basha zhvendos turmën nga kryeministria drejt Kuvendit

20:35 | 25/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me dritat ndezur, Basha zhvendos turmën nga kryeministria drejt Kuvendit

Me dritat ndezur, kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvendosur turmën e qytetarëve nga kryeministria drejt godinës së Kuvendit.

Protesta derimë tani ka qenë tejet paqësore, dhe duket se krerët e opozitës kanë dhënë mesazhe të qarta ndaj qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ky është mesazhi, kjo është aspirate që I ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt për herë të 6 në këtë shesh.

Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë.

Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës dhe të bandës së tij. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion e hajduitëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik.

Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores.

Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet ti thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e ti hapë rrugë zgjidhjes politike.

Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit  dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik.

Ky miting madhështor është mesazhi i popullit evropian të Shqipërisë. Ky mesazh ëshë shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë.  Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës.

Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për ti hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa. Le ti lutemi Zotit, se arsyeja e njejrëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do ti mbivendoset verbimit të syve të atij që ëshë kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin.

Por le ti themi po kështu se ora po troket tik-tak tik-tak dhe se cdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, cdo ëndër për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekjke për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: opozita proteste 25 majprotesta e opozites
Pas

Video për mos t’u humbur/ Protestuesi i tregon vendin Ramës

Para

Ndriçohet Tirana, protestuesit ‘u gjejnë zyrat’ Sajes së Shullazit, Rroshit, Olsit dhe Gjushit

Para
Ndriçohet Tirana, protestuesit ‘u gjejnë zyrat’ Sajes së Shullazit, Rroshit, Olsit dhe Gjushit

Ndriçohet Tirana, protestuesit 'u gjejnë zyrat' Sajes së Shullazit, Rroshit, Olsit dhe Gjushit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.