Opozita e bashkuar zhvilloi gjatë mbrëmjes së djeshme protestën e gjashtë kombëtare e cila nisu në orën 19:00 pëprara kryeministrisë, dy orë më pas u zhvendos tek godina e Kuvendit dhe më pas u mbyll në oborrin e selisë blu.
Gjatë protestës ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë eksluzivisht për Fax News për gazetaren Ambrozia Meta se se durimi ka një kufi dhe se Rama duhet ti vërë gishtin kokës pasi sipas tij, “edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t’i bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Europa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik”.
Prononcimin e tij të djeshëm për Fax News, Berisha e ka shpërndarë në profiling e tij në facebook.
Postimi i plotë:
Prononcimi dje gjate protestes per Fax News! sb
“Kam një mesazh për monstrën që këta burra e kanë shpallur sot monster.
Ti vejë gishtin kokës sepse durimi ka një kufi, edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t’i bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Europa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik.
Nuk ka forcë në botë që ti mposhtë qytetarët.
Si ju duket qëndrimi i ndërkombëtarëve?
Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij.
Kryengritësit guximtar me qindra mijëra si asnjëherë në histori, realizuan protestën më të fuqishme që ka realizuar vendi.
Me këtë rast, dua t’i them monstrës, Edvin Kristaq Xhelati, mos mendo për një të mijtën e sekondës se mund t’ua rrëmbesh këtyre burrave dhe grave pluralizmin.
Kur të rrëmbesh jetët e tyre, mund tua rrëmbesh pluralizmin. Po rikthehet në origjinën e etërve të tyre xhelatë. Lexo mesazhin e tyre. Protesta e tyre është për liri.
Dije mirë se 300 pashë nën tokë po u fute do të grehin si mi për të dhënë llogari
(F.GJ/FAXWEB.AL)