Flokët janë elementi kryesor që e identifikon këngëtarin shumë të dashur për publikun, Genën. I ftuar në “E diell”, Gena tregoi se dikur ia kanë qethur flokët dhe për të ka qenë moment i dhimbshëm.
“Kam një histori të dhimbshme kur m’i prenë flokët. Unë kujdesem shumë për to dhe mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët. Në vitin 92 kam qenë ushtar në Gardë, në zonën e ish-bllokut në Durrës. Teksa isha në shërbim më zuri gjumi. Më mbajtën për dy muajsnë Policinë Ushtarake dhe m’i qethën flokët tullë.
Më e forta ishte se nuk e shikoja dot veten, sepse s’kishte pasqyrë dhe isha shumë kureshtar të shikoja veten pa flokë, do të dukesha llapush apo jo dhe e di ç’bëra? Mbusha me ujë lavamanin e betonit dhe aty pashë veten tullac”, tregoi Gena.