Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra”, ku shtetasi Ridvan Koca, banues në Lezhë është plagosur me armë zjarri.
Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve një person i është afruar Kocës dhe e ka gjuajtur me armë në drejtim të këmbëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë që gjatë natës dhe mengjesin e sotshëm janë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm kur ndodhi plagosja.