Banorët duke qarë në rrugë, makina të shkatërruara, dritare dhe shtëpi të dëmtuara, dhe mbi të gjitha një krater i hapur.
Ky përshkrim ndoshta tingëllon si një shpërthim masiv i një gazi, por jo. Kjo është pamja e një shpërthimi të kontrolluar të kryer së fundit në Britani. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale bëhet fjalë për shpërthimin e një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila i la banorët të habitur, pasi ka shkaktuar dëme të shumta.
Për shkak të shpërthimit të kontrolluar 1,500 banorë u evakuuan dhe u vendos një kordon sigurie, pasi ekipi i shpërthimit të kontrolluar të bombave ishte vendosur për të punuar.
Në shumë raste, bomba të tilla merren dhe shpërthehen në një vend të largët.
Mirëpo ajo që dëgjuan në të vërtetë banorët ishte një shpërthim shurdhues që mund të dëgjohej tetë milje larg.
(E.K/Faxweb.al)