Të humbësh fëmijën është dhimbja më e madhe që mund të përjetojnë prindërit. Një çifti amerikan nga Missouri i është dashur të heqi dorë nga fëmija që po prisnin, sepse foshnja nuk kishte mundur të mbijetonte.
40 vjeçarja Sharran Sutherland ka ndërprerë shtatzëninë në javën e saj të 14-të.
Ajo dhe partneri i saj nuk lejuan që foshnja të hidhej nga mjekët ”si një mbeturinë mjekësore”.
Çifti shpërndau në rrjetet sociale foto të fetusit ku dukeshin si ishin formuar duart dhe këmbët e foshnjës. Ata i justifikuan veprimet e tyre si një mënyrë për të ngushëlluar veten për humbjen e madhe.
Ata e mbajtën krijesën që peshonte 26 gram dhe ishte e gjatë 10 cm për një javë në frigorifer dhe më pas e mbollën në një vazo me lule në shtëpinë e tyre.
Në një intervistë për ”The Sun”, 40 vjeçarja u shpreh se së bashku me partnerin e saj vendosën ta mbillnin në një vazo më lule të cilat do të rriteshin çdo ditë duke ju kujtuar fëmijën e humbur.
”Kur unë u ktheva nga spitali e futa ”krijesën” në frigorifer derisa të vendosja çdo të bëja me të. E di që duket e tmerrshme dhe çmenduri për disa njerëz, por nuk doja që ajo të përfundonte në kosh plehrash”.