Një denoncim ka ardhur mesditën e sotme në redaksinë e FaxWeb.
Në foton e mëposhtëme dallohet një sasi e koniderueshme mishi në bagazhin e një makine, e cila mesa duket është gati për t’u tregtuar.
Sipas denoncuesit foto është shkrepur në hyrje të Kamzës, tek kryqëzimi i Bathores.
Kujtojmë që kushtet në cilat tregtohen produktet ushqimore kanë qënë gjithmonë një problem duke e shqetësuar kështu konsumatorin për cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që konsumon.
E përpos kontrolleve dhe aksioneve të befasishme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duket se nuk ia ka dalë të zbeh problematika, duke patur kështu ende shumë punë për të bërë deri në zdukjen e tyre.