Bruksel, 27 maj -Ashtu siq pritej në Belgjike: Nga zgjedhjet e djeshme ne nivel evropian, federal dhe regjional nuk fitoi asnjë kandidat shqiptare. Nga rezultatet e posapublikuara, ndonëse të gjithë kishin marrë disa vota fatkeqësisht, asnjë kandidat nuk ka arritur që të bëhet deputet. Ja sa vota kishin marrë:
1) Ahmet Gjanaj ka marr 24.377 vota
2) Luiza Duraki 4.865 vota në federal
3) Nermin Kumanova ka marrë 3127 vota
4) Habibe Duraki 2.403
5) Avni Gjanaj 2047 vota
6) Qendresa Gerlica 1943 vota.
Ne fakt per te fituar statusin e kandidatit, ai duhej te merrte se paku 4 mije apo 6 mije vota, qe siç po shihet kandidatet tane as ne gjysem s’kanë arritur.
SHUME PLUHUR PER ASGJË?!.. ASNJE KANDIDAT, NGA 17 TË TILLË NUK FITOI NE ZGJEDHJET E DJESHME NE BELGJIKE?! A PO PERDOREN SHQIPTARET SI SHIFRA?
Siç kemi rapoportuar dje ne Belgjikë ne zgjedhje moren pjese 17 kandidatë shqiptarë për te votuar ne zgjedhjet me nivel evropian, federal dhe regjional. Pesë kandidatët shqiptarë në Belgjikë kanë pohuar se ky është një rast i favorshëm për shqiptarët, që përveç parlamenteve rajonale dhe atij nacional belg, të kenë përfaqësi edhe në Parlamentin Europian.
Në kuadër të zgjedhjeve lokale, nacionale dhe atyre europiane, të cilat u mbajten më 26 maj, garuan edhe pesë kandidatë shqiptarë si pjesë e Partisë Socialiste Belge.
Shqiptarët e Belgjikës përmes një grupi kandidatësh synojnë të pozicionohen në pushtetin lokal dhe federal në Belgjikë, si edhe në Parlamentin Europian.
E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se konkurruan 17 kandidatë shqiptarë (kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia) dhe vendet tjera të Ballkanit. 24 ore para zgjedhjeve nje politikan belg, eshte shprehur se “neser ne zgjedhjet ne Bruksel as ne Belgjike nuk do të fitojnë asnjë!..) Sipas tij, përmes këtyre kandidatëve shqiptare, kanë më shumë qëllime për të tërhequr votat e shqiptarëve.
Gazetari agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” qe percolli keto zgjedhje drejtpersederejti ne oret e para te mengjesit, kur u hodhen votat e para kishte deklaruar se “sot mund te jetë dita e shqiptarëve, nese belget nuk i shfrytëzojne ata vetëm per numra, per t’i mbushur kutite per partite e tyre me vota te shqiptareve”. Dhe ashtu edhe doli, siç u pa pas shpallejs se rezultateve.
Mund te thuhet se nga zgjedhjet e djeshme ne Bruksel dhe Belgjike, suksesesi i këtyre kandidatëve shqiptar ishte se ata provuan të merren me politikë dhe afirmimi i tyre nëpër mediat në Kosovë (portale e televizione) të cilat po fituan mirë nga këta kandidatë duke ju bërë fushatë. Ata që marrin vesh pak në politikë humbja e kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet paralamentare në Zvicër nuk ishte befasi apo dicka e papritur sepse dihej, meqë këta kandidatë u futën në garë për deputet, pa përvojë, si “pubertli” (te mitur) në politikë në stilin “helbet” (mbase) mos po fitoj?!
Rasti i zgjedhjeve ne Belgjike ku për të garuar hynë edhe 17 kandidatë shqiptar të ndikuar nga individ të disa organizimeve politike shqiptare, është rast i cili nuk kisha dëshiruar ti përsëritet edhe njëherë mërgatës shqiptare në Zvicër. Analistet thone se kandidatët shqiptar PS ne Bruksel, qytet ky i cili është per nga numri më i madhi me shqiptarë në Belgjike!
Deklaruam se ishte pritur ky rezultat sepse kishte kandidat që nuk e njihin sa duhet jo vetem gjuhen frenge apo flamanqe por as shqipen. Ne mesin e tyre kishte edhe kandidat te papjekur nga 20 apo 25 vjeç (?!) te asnje diplome ne xhep apo vetem pse kishin titullin «studente » qe si dikur vetem te regjistruar ne fakultet?! Aty kishte te atille qe nuk kishin as dy lidhe apo «haber » ne politikë?!… Jo vetem kjo, viktime e humbjeve te kanditave shiptare ishte edhe mos uniteti i shiptareve ne Belgjike, Gjoliozias por edhe me faj te atyre, sespe ata ishin te shkepur (kishin kandiduar) ne disa parti, dhe krejt normale i priste edhe deshtimi. Megjthese keta kandidat nuk jane tama humbes, kane fitura dicka, nuk kane mbetur paasgje, sepse ata se paku i bene reklame vetes, u afirmuan neper portale, televizione e mediat e tjera. Bile nje gazetar i nje televizoni te njohur ne Prishtine ka pohuar se nga keta “deputet” kemi fituar shume lekë duke ju bere fushatë ?!. Dhe me 27 maj po shihet, m’rrove , t’rrova brisku i berberit, do të thoshim.
Për fund them se nga pjesëmarrja në këto gara politike përveç që na ra të mësojmë, na ra edhe ta njohim se sa vlene njëri-tjetri në ditët kur kërkohet punë, angazhim dhe çuarje deri në fund të premtimeve të secilit nga ne, pra: Shyqyr qe ra kjo vdekje, pardon keto zgjedhje dhe u pamë!
Burimi: Presheva Jone