09:05 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ KQZ miraton numrat në fletët e votimit. Veliaj pas kandidatit të Bindjes, ja renditja

18:49 | 27/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkon mandatin, Kujtim Gjuzi bëhet objekt debati në KQZ: ‘S’mund t’a presim çdo sekond’

Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Nëse në datën e parashikuar dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillohen zgjedhjet, ky do të ishte rasti unik në vend ku në shumicën e bashkive, kryetari i tyre do të zgjidhej pa rival përballë.

Vetëm në disa bashki kandidojnë përfaqësues të partisë së re të Astrit Patozit, Bindja Demokratike, ndërkohë që në disa të tjera kanë dalë disa kandidatë të pavarur për disa prej të cilavë Patozi ka deklaruar se nëse janë ish-eksponentë të të djathtës ai do t’i mbështeste.

Duke u rikthyer tek vendimet e sotme të KQZ, ky i fundit ka miratuar numrat e kandidatëve për kryetar bashkie.

Kështu në Tiranë i pari në fletën e votimit do të jetë Arben Skënderi i Bindjes Demokratike, ndërsa kryebashkiaku aktual Erion Veliaj nga radhët e Partisë Socialiste do të mbajë numrin dy.

Ndërkohë në bashkinë e dytë më të madhe në vend, atë të Durrësit, Valbona Sakollari e Bindjes Demokratike do të jetë e para ndërsa Valbona Sako e Partisë Socialiste do të jetë e dyta.

Kujtojmë që edhe në zgjedhjet e 2017-tës, kryeministri Edi Rama kishte numrin 2 për Partinë Socialiste në fletët e votimit, ndërsa bënte fushatë me 2 gishta lart.

Më poshtë lista me emrat e kandidatëve në bashkitë përkatëse dhe numri që do të kenë në fletën e votimit:

Tiranë: Arben Skënderi nr 1 (BD), Erion Veliaj nr 2 (PS).

Durrës: Valbona Sakollari nr 1 (BD), Valbona Sako nr 2 (PS)
Korçë: Leonard Olli nr 1 (BD), Sotiraq Filo nr 2 (Partia Socialiste).
Vlorë: Dritan Leli nr 1 (PS), Valbona Mezini nr 2 (BD)
Ndërkohë në bashkitë e tjera të mëdha në vend si ajo e Fierit, Lushnjes, Elbasanit, Shkodrës, Partia Socialiste nuk do të ketë asnjë kandidat përvballë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: fleta e votimitkqz. zgjedhjet e 30 qershorit
Pas

“Gjeti thirrjen ‘Rama IK’ në zyrë, kryeministri zhvendoset në ambientet e shefes së kabinetit” (FOTO)

Para

Bënin kërdinë me grabitjet e tyre spektakoloare, arrestohen skifterët shqiptarë (detaje)

Para
Bënin kërdinë me grabitjet e tyre spektakoloare, arrestohen skifterët shqiptarë (detaje)

Bënin kërdinë me grabitjet e tyre spektakoloare, arrestohen skifterët shqiptarë (detaje)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Të shtëna në Madhesh të Ulëzës, ndërron jetë një 21-vjeçar

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.