03:26 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thaçi kërkon deklaratë të përbashkët të parlamenteve: Shqiptarët në një shtet

19:40 | 27/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thaçi kërkon deklaratë të përbashkët të parlamenteve: Shqiptarët në një shtet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ndërua nga Bashkia e Hasit me titullin “Qytetar Nderi” nga kun gjatë një fjalimi për rastin foli edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, diçika të cilën e ka përsëritur vazhdimisht ditët e fundit.

Por sot, ai e ka çuar akoma më tej këtë ide, duke thënë se zgjidhja më e mirë është që Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të dalin me deklarata për të jetuar në një shtet të përbashkët, pa kufij.

“Po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij”, tha Thaçi.

Këto komente Thaci i ka bëri gjatë një fjalimi në njëzetvjetorin e operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. Pas idesë për korrigjimin e kufijve, sipas së cilës tri komunat në Serbinë jugore, Presheva, Bujanoci e Medvegja do t’i bashkoheshin Kosovës, presidenti Hashim Thaçi tani po i mëshon fort idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Ai e argumenton këtë duke thënë se bashkimi duhet bërë nën “Ombrellon e Bashkimit Europian” apo “nën ombrellon shqiptare”.

“Është më e lehtë të realizohet kjo ëndërr, pra që të ketë një shtet të përbashkët Kosovë-Shqipëri, sesa ç’ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova”, ka deklaruar Thaçi.

Një ditë më parë Presidenti I Kosovës në përgjigje të një këshille të bërë nga kreu i LDK-së Isa Mustafa i cili kishte komentuar deklaratat dhe akuzat e ndërsjellta midis tij dhe Berishës, shkruante: “Kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi më paska dhënë disa këshilla. Duke e falënderuar atë për këtë përpjekje, ritheksoj se asnjë e keqe nuk i vjen vendit nga debati dhe paraqitja e pikëpamjeve të ndryshme për realizimin e qëllimit të përbashkët.

Korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi im i pandalshëm. Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyllë dyert e saj për ne. Ju z. Mustafa dhe shumë të tjerë mund të më këshilloni. Kjo më bën më të fortë në punën time drejt qëllimit final.

Ndoshta ju mendoni se unë jam i vetëm sot në këtë mision, i cili për ju dhe disa të tjerë duket i pamundur. Por, mos të harrojmë se vetëm 20 vjet më parë edhe liria dhe pavarësia jonë janë dukur të pamundura. Në përpjekje për arritjen e këtij qëllimi, unë kërkoj miq dhe aleatë. Unë dua që ju z. Mustafa, të jeni në krah me mua. Të tjerët që hezitojnë sot duhet ta mendojnë mirë këtë çështje, por mos të vonohen shumë. Nuk është mision i pamundur, përkundrazi. Bashkimi kombëtar është në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari. Le ta bëjmë realitet bashkë!”.

Këto deklarata për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, vijnë në kohën kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për takimin e radhës më 1 korrik, në Paris, i cili pritet të mbahet me ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: BASHKIMI KOMBETARDEKLARATE E PERBASHKET E PARLAMENTEVEHashim Thaci
Pas

Greqi / 62 shqiptarë të zhdukur, në mes tyre 5 vajza. Familjet e viktimave të braktisura nga shteti (EMRAT)

Para

“Zgjedhjet europiane, dëshmi e forcimit të demokracisë”/ Largimi i Fleckenstein, Balla: Mezi presim të…

Para
Përgjimi i Alizotit, Balla bën deklaratën e fortë: Video e publikuar nga PD fsheh një krim

"Zgjedhjet europiane, dëshmi e forcimit të demokracisë"/ Largimi i Fleckenstein, Balla: Mezi presim të...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.