Një grup nxënësisht që po prisnin autobusin u sulmuan nga një i armatosur me thikë në një qytet japonez në jug të Tokios. Të paktën 18 persona u plagosën në rrugën në Kavvasaki.
Dy prej tyre, një 12-vjeçare dhe një 39-vjeçar mbetën të vdekur.
I dyshuari, një burrë rreth të 50-tave thonë mediat se më pas vrau veten. Ende nuk dihet shkaku i sulmit të rëndë. 16 nga të plagosurit mësohet se janë vajza shkolle, sipas faqes japoneze të lajmeve Kyodo.
Policia thotë se gjeti në skenën e krimit dy thika.