Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së një prej tre agresorëve që tentuan ta rrëmbejnë në ambjentet e një parking hoteli në afërsi të Akademisë së Policisë.
Ndue Ndoj mësohet se është vetëdorëzuar në Polici nga ku pritet të dalin edhe detaje të reja rreth ngjarjes pasi ai me sa duket i njeh tre autorët kuksianë që tentuan ta rrëmbejnë.
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pranë Akademisë së Policisë në parkingun e një hoteli në Sauk ku për pasojë ka mbetur i plagosur Ervis Murati 27-vjeç i cilli u qëllua në pjesën e barkut dhe fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burime bëjnë me dije se autori i plagosjes është nën-inspektori Ndue Ndoj 25-vjeç i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë së Sigurisë, që është sulmuar nga tre persona nga qyteti i Kukësit të cilët janë përpjekur ta rrëmbejnë me forcë duke dashur ta fusnin në një makinë.
Mësohet se Ndoj ka rezistuar dhe në momentin kur tre agresorët kanë tentuar ta fusin në makinë ai ka konstatuar se njëri prej tyre ishte i armatosur. Nën inspektori i ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar njërin prej tyre i cili është Ervis Murati.
Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditura motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë mësohet se Ndue Ndoj është vetëdorëzuar në polici.
(F.GJ/FAXWEB.AL)