Pas dorëheqjes së Leonardos, roli i drejtorit sportive te Milani ka mbetur bosh.
Ndërsa kuqezinjtë ende nuk kanë zgjedhur se kujt do t’ia besojnë një postin, emrin e parë në listën e Gazidis është ai i Igli Tares.
Tare, drejtori sportiv i Lacios është mjaft i zoti në zbulimin e lojtarëve dhe në gjenerimin e plusvalencave.
Ndërsa, sipas medias sportive “Tuttomercatoweb”, Shqiptari është një profil mjaft interesant për kuqezinjtë dhe mund të krijojë një binom të mirë me Simone Inzagin, një nga kandidatët për stolin e Milanit. Pengesa e vetme është Lotito, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga drejtori i sportiv. Në shortlistën e Gazidis, figuron edhe Mislintat, ds i Shtutgartit, ndërsa ka mbetur jashtë liste Luis Kampos.
Discussion about this post