Në konfëerencën e përbashkët për mediat me komisionerin e Bashkimit Europian Johanes Hahn, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Këshilli I Europës firmosi një raport I cili propozon pa kushte hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Rama tha gjithashtu se vendimi i sotëm ishte teknin dhe subjektiv, ndërkohë që hapi i radhës sipas tij është vendimi i liderve të vendeve të BE-së, që sipas tij do të bëhet gjithçka për ti bindur se Shqipëria e meriton integrimin e saj në BE.
“Është një afirmim i faktit se i kemi bërë me përpikmëri të gjitha detyrat e shtëpisë, dhe falë kësaj, KE i cili është mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e ecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për çeljen e negociatave të Shqipërisë për në BE.
KE vendosi që në Qershorin e 2019 të zyrtarizojë çeljen e negociatave për anëtarësim dhe në Dhjetor të nis procesi në konferencën ndërqeveritare. Ç’ka është e rëndësishme për të gjithë ne është se KE ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte, në shifra dhe fakte duke rekomanduar çeljen e negociatave. Ndryshe sa ka ndodhur në vendet e tjera, Shqipëria ka filluar një proces që do të thotë nisjen e negociatave menjëherë.
Ky vit nga viti i shkuar ku u dha rekomandimi i parë, ka qenë një vit me punë intensive në të gjitha aspektet. Ky është është hapi i parë, hapi i dytë konfirmues është Këshilli Europian, pra mbledhja e të gjithë udhëheqësve Europian. Në hapin e parë gjykimi është teknik dhe objektiv ndërsa hapi i dytë është politik. Deri në atë kohë ne do të bëjmë gjithçka për të bindur faktorin politik”, tha Rama.
Rama shtoi se një gjë është e sigurtë nga raporti, duke bërë edhe një apel për Bashën dhe opozitën që është rrugëve sipas tij, se deri në momentin e vendimmarrjes së KE është mirë të mendojmë për Shqipërinë dhe jo për partinë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post