Një 56-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë në Berat për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.V, 56 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton policia e Beratit.