Ish-deputeti Fredi Bejleri është thirrur sërish ditën e sotme nga Prokuroria për Krime të Rënda i cili akuzohet për masakrën e Peshkëpisë.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Bejleri ka mbërritur në Prokurori ndërkohë që kujtojmë se rreth një javë më parë, pikërisht më datë 23 Maj të këtij viti është paraqitur në Gjykatë për të dhënë shpjegime lidhur me masakrën e Pëshkopisë e ndodhur në Prill të vitit 1994.
Në këtë datë, posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirkoastër u përball me një sulm nga agresorë grekë të cilët pasi vranë ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit, kapitenin Fatmir Shehu, plagosën efektivët e tjerë dhe grabitën armatimet ku dyshohet të jetë përfshirë edhe Bejleri (lexo këtu).
Ndërkohë kujtojmë se në seancën e një jave më parë, ish-deputeti Fredi Bejleri është shprehur i habitur me thirrjen që i është bërë nga prokuroria, ndërsa një ditë para kësaj seance ka folur për Fax Neës, ku tha se e gjithë kjo është vendim politik dhe e implikuar me këtë çështje është Partia Socialiste. (Lexo ketu)
(F.GJ/FAXWEB.AL)