Një fajkua është fotografuar ndërsa zhytet në ajër dhe duket si një bombardues B-2 në disa shkrepje fotografike mbresëlënëse.
Fotot e habitshme janë marrë nga fotografi 63-vjeçar gjysmë-profesionist, Thomas Kaestner, nga San Diego, Kalifornia.
Avion B-2 është përdorur si një bombardues konvencional që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe fundi i Luftës së Ftohtë
Bombardues B2
Z. Kaestner ishte në një vend të njohur për zbulimin e zogjve të famshëm grabitqar, në La Jolla, një zonë bregdetare e San Diegos, kur shkrepi fotografitë.
Fotografi tha: “Fotografimi i këtyre fajkonjve në mënyrë specifike është me të vërtetë një sport, është në thelb gjueti, por siç them, nuk përdor armë, përdor kamera”.
“Unë isha duke gjuajtur në një shkëmb pranë ku ky zog ka fole. Zogjtë kthehen në këtë vend çdo vit për të rritur të vegjlit e tyre”.
Fotografimi mori orë të tëra pritje, ndërsa Thomas tha: ‘Ashtu si gjuetia; puna parapërgatitore, duke qenë në vendin e duhur, duke parashikuar atë që subjekti do të bëjë dhe duke bërë fotografinë kur të vijë koha”.
Fajkoi, që konsiderohet të jetë një nga shpendët më grabitqar, mund të arrijë një shpejtësi prej 390 km / h.
Ndërkohë B-2, një nga avionët më të frikshëm në botë, fillimisht kishte për qëllim të mbante bomba bërthamore në territorin sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
Falë formës së saj dhe sistemeve të fshehta, ajo mund të mos zbulohet nga radarët sovjetikë.
Shpejtësia e saj më e e lartë është 1,010 km / h.
Qëkur u shpërbë Bashkimi Sovjetik dhe përfundoi Lufta e Ftohtë, B-2 është përdorur si një bombardues konvencional.