Një debat me pullë të kuqe është zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes ish-deputetit democrat Ervin Salianji dhe aktorit Laert Vasili.
Teksa po diskutohej në lidhje me mundësinë e fitores së zgjedhjeve nga ana e opozitës, Salianji i tha Vasilit që duhet të dëgjonte pasi ka hyrë vonë në politikë.
“Laert duhet ta dish se në 2005 PD kur fitoi nuk ishte parti e parë, se kot nuk të thonë këta që ke hyrë vonë në politikë”, u shpreh Salianji.
“Se unë zakonisht kur hyj më ndjejnë, po dhe kur dal më ndjejnë, në hyrje dalje e di shumë mirë ti”, u shpreh aktori Vasili, ndërsa Salianji ia ktheu dhe duke e ofenduar në një farë mënyre për rolin që ka luajtur së fundmi në teatër.
“E di se një rol gay kishe tani. Çke se për në teatër po them mo”, tha Salianji.
Vasili shtoi se ish-deputeti democrat duhet të kishte kujdes, pasi mund të ofendohej një komunitet i tërë nga fjalët e tij, ndërsa Salianji u përgjigj se PD është një parti konservatore.
(E.K/Faxweb.al)