Një market është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesen muzeale të qytetit të Gjirokastrës, në zonën e pazarit.
Mësohet se grabitësit kanë vjedhur mallra dhe një shumë parash. Policia në vendngjarje po punon për kapjen e autorëve, ndërsa po shihen dhe kamerat e sigurisë nëse mund të kenë fiksuar grabitësit.
Nuk dihet ende shuma e saktë e parave që janë marrë nga marketi, dhe as identiteti i autorëve./Faxweb.al