Ambasadori dr. Islam Lauka ka promovuar ditën e sotme veprën e tij më të re e titulluar: “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. Kjo vepër pas promovimit në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Prishtinës dhe në komunën e Deçanit të Kosovës, tashmë është promovuar edhe në Tiranë, në Hotel Tirana International.
Përsa i përketë tematikës së librit në punimin e tij, autori një fokus të veçantë i ka kushtuar të ashtuquajturit “korrigjim të lehtë të kufijve”, ku përmes vargjeve i bën thirrje Kosovës për qëndresë, duke dalë kundër dhe goditur kështu në mënyrë indirekte idenë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndryshim kufijësh (lexo këtu).
Në këtë promovim morën pjesë përfaqësues të lartë të politikës shqiptare si ish-kryeministri Sali Berisha, diplomati Besnik Mustafaj, ish-ministri i qeverisë Nano, Marko Bello, deputetë e ish-deputetë si dhe njerëz të tjerë të artit, kultuerës letërsisë etj.
Ndërkohë ajo çfarë i ka emocionuar më së shumti të pranishmit ka qenë interpretimi që ka bërë aktori nga Kosova i cili ka recituar një poezi të titulluar për Kosovë-Serbi më përmbajtje historike, kombëtare dhe aktuale.
Interpretimi i tij është dëgjuar me kërshëri nga të pranishmit duke shkaktuar një heshtje të madhe në sallë gjatë kohës që ai recitonte.
(F.GJ./FAXWEB.AL)