00:58 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Paraqesin rrezik për sigurinë”, Pompeo për produket Huawei: SHBA mund të mos bashkëpunojnë me vendet që i përdorin

17:14 | 31/05/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Paraqesin rrezik për sigurinë”, Pompeo për produket Huawei: SHBA mund të mos bashkëpunojnë me vendet që i përdorin

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara mund të mos ndajnë më informacione të sigurisë me vendet që instalojnë rrjetet celulare të gjeneratës së ardhshme duke përdorur kompaninë kineze Huawei, të cilën Uashingtoni e konsideron si kërcënim.

Këtë paralajmërim zoti Pompeo e bëri pas takimit me homologun i tij gjerman Heiko Maas në Berlin. Ky i fundit deri tani ka mbajtur qëndrim të njëjtë me partnerët evropianë, duke u rezistuar thirrjeve të SHBA-së për të frenuar kompaninë kineze në pronësi shtetërore, e cila po ndërton rrjetet celulare 5G.

Zoti Pompeo tha gjithashtu se ndërsa të gjitha vendet duhet të marrin një vendim të pavarur se cilat kompani do të përdorin, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i paralajmërojnë ato mbi rreziqet, përfshirë mundësinë që Uashingtoni të mos ndajë më informacion me to.

“Ekziston një rrezik dhe do të duhet të ndryshojmë sjellje sepse ne nuk mund të lejojmë që të dhënat private të qytetarëve apo të dhëna mbi sigurinë kombëtare të kalojnë nëpër rrjete tek të cilat nuk kemi besim”, tha ai në një konferencë shtypi.

Pompeo pritet të vazhdojë të bëjë presion mbi këtë çështje edhe gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel. Berlini është ndalesa e parë e tij e një udhëtimi pesë-ditor evropian. Ai pritet të vizitojë gjithashtu Zvicrën, Holandën dhe Britaninë. Këtë muaj zoti Pompeo i kërkoi aleatit të afërt të SHBA-së, Britanisë që të mos përdorë teknologjinë Huawei për të ndërtuar rrjetet 5G, për shkak të shqetësimit se ato mund të shërbejnë si një mekanizëm për spiunazh nga ana e qeverisë kineze.

Shtetet e Bashkuara kanë qëndrime të ndryshme me aleatët e tyre gjermanë në një një mori çështjesh, nga tregtia, shpenzimet ushtarake tek parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, duke iu përgjigjur komenteve të ngjashme mbi kompaninë Huawei të bëra të enjten nga nënpresidenti amerikan Mike Pence në Kanada tha se Shtetet e Bashkuara duhet të japin prova se produktet Huawei paraqesin rrezik për sigurinë./VOA

 

Etiketa: berlinMike Pompeopompeo ne berlinproduktet Huawei
Pas

Vidhnin ‘Benza’ në rrugët e kryeqytetit, arrestohen 2 persona

Para

Conte shfaq menjëherë ambiciet, kërkon të preferuarin e lojtarëve të Real-it

Para
Shorti e vendosi që të përballet me Barcelonën, Conte: Duhet të japim 120% nga vetja

Conte shfaq menjëherë ambiciet, kërkon të preferuarin e lojtarëve të Real-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.