“Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, ish-ambasadorin Islam Lauka ka folur për Fax Neës ku ka bërë një pasqyrim të pastër të politikës Kosovë-Serbi, por dhe një këndvështrim mbi aktualitetin në Shqipëri.
Në një intervistë nga gazetarja e FaxNeës, Edona Haklaj, Lauka ka “drejtuar gishtin” drejtë Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke e quajtur përkrahës të tezës Serbe.
Pse e ke zgjedhur këtë titull?
Lauka: Kjo është një metaforë. Kulti i gjarprit është një kult pozitiv, dhe thelbi është mbrojtja nga e keqja. Këtu kemi një tjetër përshkrim të gjarprit . Presidenti i cili duhet të mbroj territorin, dhe së fundmi ai ka dalë me një tezë shumë të dëmshme.
Për të ndërmjetësuar këtë çështje duhet lëshime, por lëshime prej kujt?! Se Kosova lëshimet e saj i ka bër në komisionin e Vjenës në 2005.
Fakti është që ka një vitë që ka dal kjo tezë dhe nuk ka asnjë njohje për Kosovën.
Në mënyrë të hapur unë kundërshtoj Presidentin Thaçi ose Rexhep Qosja apo dhe të tjerë më të vegjël se këta si mbështetës së tezës serbe.
Si i komentoni deklaratat e Thaçit kundër Berishës?
Lauka: Nga vetë zanati nuk më pëlqejnë këto vulgaritete dhe banalitete. E dyta të akuzosh Sali Berishën për argat të Milloshevicit është absurditet. Të sulmosh Breishën për Kosovën është ta sulmosh atë në pikën e tij të dobët.
Sali Berisha ka qënë dhe mbetet njohësi më i mirë i Kosovës.
Çfarë mendimi keni për raportin e Ramës dhe Thaçit dhe qëndrimin e Haradinajt në këtë çështje?
Lauka: Ky është një zhvillim i këtyre kohëve që tani ka dalë në publik. Pas daljes së saj dhe bërjes së njohur për publikun u krijuan këto përçarje edhe në spektrim politik kosovar. Duke qënë një tezë antikombëtare unë nuk jam dakord me disa thyerje për të pasur unitet. Në rast se kërkohët unitet rreth ides së shkëmbimit të territoreve për mua ky unitet nuk ekziston.Unë mendoj që politikanët duhet të jenë më të përmbajtur dhe më të përgjegjshëm. Çështjet të mos bëhen publike se këto zgjerohen dhe gradualisht mund të të çojnë në humnerë.
Sa i përketë situatës Kosovë-Serbi, duket se është në pikë kritike, cila është platform juaj e zgjidhjes?
Lauka: Bisedimet me Serbinë janë të nevojshme dhe duhet përpjekur që të bëjm marrëveshje me atë shtet. Bisedim duhen por jo me çdo çmim dhe kusht. Nuk negociohet me territoret. Marrëveshja me Serbinë është e nevojshme por nuk është urgjente dhe as jetike.Unë mendoj që më mirë të presim edhe pak kohë se kjo gjë nuk është urgjente. Serbia është në ngjitje Kosova është në rënje kështu që nuk kanë shumë efekt bisedimet. Zgjidhja ime është për durimin strategjik, si i Rrugovës. Nuk ka nevojë me shpik teori apo të mbështesësh teza të mykura si ajo e shkëmbimit të territoreve.
Ndërkohë që Serbia është me mendjen se do e ndihmojë Rusia por ajo nuk ka para, thjesht i ka dhënë disa armatime të përdorura dhe të dala jashtë përdorimit madje.
Serbisë për tu anëtarësuar në BE i është vendosur kusht që të normalizojë kushtet me Kosovën.
Si e komentoni bashkimin Kosovë-Shqipëri, në një në vetme?
Lauka: Ky bashkim është spekulim. Këta nuk flasin për një bashkim të vërtet. Kjo është një kauz shumë serioze që duhet të realizohet nga njerëz serioz.
Pavarësisht deklaratave të Vuçiç ai në thelb është për bashkim. Në thelb Vuçiç nuk do të ketë Kosovë, ai e urren Kosovën dhe nuk do ta shikojë të lirë.
Dhe në mbyllje të kësaj interviste, cila mendoni se është zgjidhja e duhur për situatën aktuale në Shqipëri?
Lauka: Opozita ka pretendimet e veta, nga ana tjetër Rama mundohet të qëndroj tek të vetat, por për mua duhet lëshim nga të dyja palët. Por meqënse flasim për pozitë-opozitë lëshimi kryesor duhet të vijë nga ai që ka fuqi. Zgjidhja më e pranueshme për mua do të ishte shtyrja e zgjedhjeve. Ata duhet të ulen dhe t’i shtyjnë zgjedhjet dhe ju e dini që vera të sjell dhe problem nga mendja. Kështu që pas verës mund të jenë më të kthjellët, dhe të gjejnë një zgjidhje më të arsyeshme. Unë mendoj se zgjidhja nuk vjen nga ndërkombëtarët. Ti lëm ndërkombëtarët në hallet e veta, sepse Europa është vërtetë shumë e zënë tashmë.
Zgjidhjen e kemi këtu, kështu që të ulemi por me përgjegjshmëri dhetë mos kërkojm tek ndërkombëtarët.