Të shtëna me armë janë shënuar pak minuta më parë në Tiranë, ku i plagosur ka mbetur një person.
Shtetasi i identifikuar si Enver Karaj është dërguar menjëherë në gjendje të rëndë drejt spitalit, për shkak të goditjes me armë që ka marrë në kokë, dhe ndodhet në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë policia ka arritur të arrestoj autorin e ngjarjes i identifikuar si Flamur Karaj, ndërsa bëhet me dije se autori është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Konflikti midis dy personave kushërinj me njëri-tjetrin ka ndodhur në fshatin Dorëz në Tiranë, ndërkohë që ende nuk ka detaje për motivet e kësaj ngjarje. Policia dhe grupi hetimor ka zbarkuar në zonën e krimit dhe ka rrethuar zonën.