16:43 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Duhet të betohen para flamurit kosovar, kryetarët serb të komunave në Veri e refuzojnë

15:30 | 01/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Duhet të betohen para flamurit kosovar, kryetarët serb të komunave në Veri e refuzojnë

Kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore (Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) po vazhdojnë avazin e vjetër, duke mos pranuar të betohen para flamurit dhe para simboleve të Republikës së Kosovës. Veprimet e tilla të Listës Serbe pritet që ta “bllokojnë” përsëri situatën në veri të vendit.

Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, i pyetur për situatën në veri, për “Zërin” ka thënë se atje kemi një vazhdimësi të sjelljeve të pjesëtarëve të Listës Serbe.

Ai ka vlerësuar se mospranimi i shtetësisë së Kosovës nga ana e tyre e pengon funksionimin normal në këto komuna.

“Ne jemi të mendimit se sjelljet e kryetarëve të komunave veriore janë një lloj presioni ndaj institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës. Besoj që këtu Ministria e Pushtetit Lokal dhe organet tjera të drejtësisë së Kosovës duhet ta shohin qartë se për çka është fjala dhe unë besoj se këtu do të kemi një vazhdimësi të problemeve me këta kryetarë, sepse ata do të vijnë vazhdimisht në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkohë Sheholli ka potenduar se kryetarët e sapozgjedhur nuk duhet lejuar të emërohen pa i pranuar shtetësinë dhe simbolet e Kosovës.

“Sa i përket se a do të pranojnë që betimin si kryetar të rinj ta bëjnë para flamurit të Kosovës dhe para simboleve të shtetësisë së Kosovës, kjo paraqet një pengesë të jashtëzakonshme, sepse ata nuk i pranojnë as simbolet e shtetit dhe asgjë tjetër. Nëse nuk i njohin simbolet dhe nuk betohen para flamurit të Kosovës, atëherë këta persona nuk emërohen në postin e tyre”, ka shtuar ai.

 

Etiketa: kryetaret e komunave ne veri te kosovesrefuzojne te betohen para flamurit kosovarserbskazgjedhjet ne veri ta kosove
Pas

“Do t’ua pres deri në kërcell” Kandidati i Këlcyrës paralajmëron meshkujt shqiptar

Para

Pamje shokuese/ “Qendra e arsimit shpërndan ushqime, nisi blerja e votave” (Video)

Para
Pamje shokuese/ “Qendra e arsimit shpërndan ushqime, nisi blerja e votave” (Video)

Pamje shokuese/ “Qendra e arsimit shpërndan ushqime, nisi blerja e votave” (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.