I ftuar pasditen e sotme në studion e Fax News ka qënë profesori dhe sociologu Gëzim Tushi, i cili ka folur për kushtet e vështira të rritjes së fëmijëve në ditët e sotme ndërsa u ka bërë apel prindërve që t’i kushtojnë më shumë rëndësi të prindërimit dhe fëmijëve të tyre pasi që mundësit e rritjes së një fëmije tani në ditët moderne është më e vështirë dhe vëmendja që ata kërkojnë është më e madhe sesa dje.
Gjatë bisedës në studio profesori tregon problematikat e mëdha që hasen gjatë rritjes së fëmijëve në 3 shtresa kryesore, të pasurit, shtresat e mesme ose të marxhinalizuara si dhe shtresat super të marxhinalizuara, ku fëmijët për fatin e keq dalin edhe në rrugë duke lypur apo bërë lloj-llojë punësh jashtë moshës së tyre.
“Në një shoqëri që është në tranzicion dhe ka probleme të mëdha brenda institucionit të familjes, ka probleme të karakterit ekonomik, të stabilitetit të përgjithshëm që ka probleme të karakterit të përgjithshëm brenda familjes që është institucioni bazë i edukimit të fëmijëve është vështirë që të pranosh që fëmijët e sotshëm janë të lumtur.
Në ditët e sotme në Shqipëri kemi një sërë familjesh duke filluar që nga familjet e luksit e deri tek familjet e varfra e deri tek familjet që nuk dinë të prindërojnë. Dhe në gjithë ketë diagramë, në gjithë këtë kurbë të zgjeruar të shoqërisë sonë është vështirë ta matësh lumturinë dhe të thuash që fëmijtë e sotëm janë të lumtur.
Çështja e lumturisë së fëmijëve nuk duhet matur nga ana sasiore, ne kemi qenë një shoqëri e varfër dhe kjo ka bërë që të rritemi me iluzionin se fëmijë të lumtur janë ata të cilët rriten në familje të pasura, ku u plotësohen të gjitha kushtet dhe dëshirat, ndërsa fëmijë të palumtur janë ata të cilët rriten në familje të varfëra të privuar nga shumë gjëra. Kjo deri diku është e vërtetë, por jo e gjitha. Familjet e pasura kanë shumë probleme të mëdha, të brendshme me fëmijët e tyre. Kanë shumë kontradita në mënyrën e formimit të mardhënieve me ta, kjo për shkak se kanë iluzionin e gabuar se pasuria, plotësimin e kushteve te fëmijët është gjithçka përballë prindërimit. Ky është një gabim fatal i atyre që kanë kushte të mira ekonomike, duke menduar se paraja është gjithçka ndaj fëmijëve. Unë ju drejohem prindërve sot në 1 qershor që të mos të mendojnë se faktorët material mund të spostojnë ato edukativë dhe t’i japin një rëndësi të madhe procesit të edukimit të fëmijëve. Prindërimi sot është një art më vete sepse ka të bëjë edhe me njohuritë pedagogjike edhe me ato materiale e shkencore pra është një art më vete.
Po ashtu kemi edhe shtresën e mesme qytetare ku bëjmë pjesë ne, një pjesë e madhe e shoqërisë që merremi me fëmijtë edhe kjo streës ka problemet e veta të prindërimit të cilat duhen parë. Këtu tek këto familje me rastin e 1 qershorit përmendim familjet e marxhinalizuara, ku këtu bëjnë pjesë ato familje të divorcuara, fëmijët e braktisur në maternitet apo për shkak të divorcit. Në keto raste prindrit harrojnë nonjëherë që mund të kenë prishur martesën por nuk mund të prishin prindërimin. Duhet të jenë patjetër pranë fëmijëve dhe deri tek kategoritë super të marxhinalizuara që janë në vendin tonë që janë fëmijtë e rrugës, fëmijtë që jetojnë në varfëri, në skamje dhe më lejoni ta theksojë që ne duhet ta konsiderojmë si një shqetësim shumë të madh ekzistencën e femijëve që janë në një situatë rruge.
Me fëmijë rruge e kam fjalën pë rata të cilët nuk janë nën kontrollin apo menaxhimin prindëror të cilët bëjnë punë të këqija jashtë moshës së tyre. Pra ata lypin, bëjnë punë hamallore dhe ky kontigjent i fëmijëve janë tepër të rrezikuar si fizikisht, psikologjikisht dhe pse jo edhe seksualisht kjo sepse në kohët modern janë edhe gjahtarët e seksit minor, janë edhe pedofilët të cilët përpiqen të shfrytezojnë këtë kategori super të marxhinalizuar.”
Sipas profesorit jo të gjithë fëmijtë në Shqipëri janë të lumtur, por kjo vjen edhe për shkak të mënyrës së trajtimit të tyre në familje, ku shpeshherë prindrit, thotë ai, i trajtojnë fëmijët sikur të jenë pronë e tyre.
“Jo të gjithë fëmijët në Shqipëri janë të lumtur. Ka problematika të cilat i privojnë nga një gjë e tillë.
Institucioni i parë ku u shkelen të drejtat fëmijëve është familja. Sepse ndonjëherë prindërit mendojnë se fëmija është pronë e tyre duke e trajtuar atë si duan. Mirëpo ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo nuk është një ndikim i mirë tek fëmija.
Prindrit e sotshëm duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur ata prindërojnë, sepse prindërimi i sotëm nuk është më i ngjashëm me dje.
Adoleshentët e sotëm urrejnë dy gjëra prindrit në familje dhe mësuesët në shkollë. Kjo për faktin se ata e urrejnë shumë fjalën mos. Familja e sotme nuk është e ngjashme me të djeshmen. Unë mendojë se duhet të gjejmë një balancë midis atij rregullit të prerë për të thënë jo dhe lirisë me qëllim për të qetësuar gjërat.
Familja dje ka qenë më tepër maskiliste dhe fëmijve nuk mund t’jua imponosh një gjë të tillë. Kjo mënyrë sjellje që prindrit janë lartë dhe fëmijët në fund ka marrë fund sot. Familja shqiptare po shkon drejt demokratizimit dhe mendimi për t’i mposhtur këta të rinj është tërësisht metoda e gabuar.”
Një qëndrim të ashpër Gëzim Tushi ka mbajtur edhe përsa i përket pjesëmarrjes së fëmijëve në politikë, duke thënë se kurrësesi fëmijët nuk duhet të bëhen pjesë e politikës pasi kjo e fundit ka një ndikim negative tek ta.
“Përfshirja e fëmijëve në fushata është një turp social dhe një turp kombëtar sepse ne abuzojmë me një gjë të tillë. Kjo gjë është jashtëzakonisht e shëmtuar. Fëmijët e sotëm janë e ardhmja e së nesërmes dhe politika e sotme ka goxha ndikim negativ te fëmijët. Fëmijët nuk duhen të marrin pjesë në fushata elektorale sidomos me politikën e sotme e cila nuk bën gjë tjetër veçse përdor jo vetëm një fjalor druri, por madje do të thoja që nxjerr llavë nga goja për nga gjuha që përdorin.”
I pyetur se sa zbatohen të drejtat e fëmijëve sot nga institucionet shqiptare profesor Tushi shprehet se institucionet në përgjithësi bëjnë shumë që fëmijëve në Shqipëri të mos i mungojë gjë mirëpo pavarësisht gjithçkaje asgjë nuk krahasohet me ngrohtësinë e familjes, ndërsa po ashtu i këshillon prindërit të mundohen të prindërojnë dhe të most a ndërmarrin një vendim të tillë.
“Për fëmijët në situatë marxhinalizimi apo fëmijët të cilët janë në situatë rruge apo që nuk i kanë prindrit, për këta shoqëria ka institucione të rrept që ushtrojnë përkujdesje ndaj tyre.
Vetëm duhet të them një gjë që fëmijët e sotëm nuk janë jetim biologjik por jetim social, çka do të thotë se atyre ju mungon përkujdesja e familjes, ku mund të kenë ardhur në jetë në mënyrë të paplanifikuar apo mund të mos kenë mbështetjen e prindërve për shkak se këta të fundit janë të divorcuar apo edhe për shkak të mungesës së përkujdesjes, dhe në këtë mënyrë ata dërgohen në institucione sociale. Unë punoj vetë në institucione të tilla sociale dhe po ju them që trajtimi i fëmijëve është shumë i mirë, mirëpo ka një problem dhe për këtë arsye unë nuk do t’ju rekomandoja kurrë prindërve t’i dërgojnë fëmijët në një institucion social.
Institucioni social është një institucion i ftohtë nuk është familje. Aty fëmijët vishen dhe ushqehen, mjaftë mirë dhe përkujdesen për ta, të mos ju mungojë gjë mirëpo institucioni social nuk mund të japë dotë kurrë ngrohtësinë që mund ta gjesh brenda një familje. Ty të mungon një prind dhe je një fëmijë që rritesh jo i plotësuar, me probleme të mëdha, jo më të të mungojnë të dy prindrit që për ty do të jetë një traum e rëndë.
Në lidhje me ekspozimin e fëmijëve në rrjetet sociale, profesori Tushi shprehet se këto janë një drogë e re e cila po ndikon shumë keq tek fëmijët aqsa mund t’i lerë ata me pasoja.
“Rrjetet sociale janë një drogë e re e cila ka kapur jo vetëm familjet por edhe fëmijët. Nxjerrja e fotove të fëmijës është një budallallëk prindëror shumë i madhë dhe një drogë e re. Studimet amerikane kanë ngritur alarmin duke e konsideruar një faktor të tillë një hap drejt sëmundjes mentale. Unë e kuptoj që shoqëria e sotme është një shoqëri dixhitale dhe nuk ka derman kjo punë, mirëpo do tju them diçka që e them edhe në librat e mi. Shoqëria e sotme përveçse shoqëria e punës është edhe shoqëria e spektaklit dhe kjo ndikon tepër në mënyrë të shëmtuar tek fëmijët. Unë nuk them që nuk duhet publikuar, mirëpo çdo gjë në masën e vetë.”