Aktori i humorit, Gazmend Paja u pa gjatë pasditës së sotme në mitingun e çeljes së fushatës elektorale të PS-së, por vetëm disa orë më herët ka celebruar dashurinë e tij me të fejuarën Ira Seferin.
Ai edhe foli por shkurtimisht në miting, ku tha se e dinte se socialistët do të hynin në histori ndaj është bashkuar që të jetë pjesë e saj (lexo këtu).
Fotot e mëposhtme i përkasin ceremonisë së sotme të realizuar në tarracën e godinës së bashkisë së Tiranës, ku çifti zyrtarizon lidhjen martesore përpara kryebashkiakut Veliaj.
Ndërkohë që tashmë mbetet të presim vendin ku do të zhvillohet dasma si dhe të ftuarit e saj.
Discussion about this post