Liverpool ka fituar finalen e madhe të Champions League pasi ka mposhtur Tottenham me rezultatin 2-0 në Wanda Metropolitana. Ishte një ndeshje e cila nuk përmbushi pritshmëritë pas aty dy gjysmëfinaleve të çmendura, gjithsesi, Liverpool ka merituar fitoren dhe megjithëse ka vuajtur në fund të takimit, ka ruajtur qetësinë dhe ka ngritur trofeun më prestigjioz europian për të gjashtën herë radhazi.
Pas 14 vitesh, që pa finales historike ndaj Milan më 2005, Liverpool rikthehet në majën e Europës.
Sapo nisi ndeshja Liverpoolit iu dha mundësia të kalonte në avantazh pasi arbitri akordoi një penallti pa kaluar akoma një minutë lojë.
Mane futi një kros brenda zonës dhe topi përplaset te dora e Sissoko. Arbitri nuk mendohet, por akordon menjëherë një penallti e cila shndërrohet në gol nga Mohamed Salah.
Egjiptiani ka shënuar golin e dytë më të shpejtë në historinë e një finaleje të Champions League (1:48) pas Paolo Maldinit (00:50) për AC Milan ndaj Liverpoo në vitin 2005.
Goli i jep qetësi The Reds që vazhdojnë të kontrollojnë ndeshjen, por pa arritur të krijojnë mundësi të tjera për gol.
Kjo për shkak se Tottenham mbrohet mirë dhe me shumë lojtarë, duke lënë të vetëm Harry Kane, i cili ka prekur vetëm 11 herë topin gjatë pjesës së parë, më pak se çdokush tjetër në fushë.
Pas pushimit Tottenham hyn në fushë me një mentalitet më sulmues dhe mundohet të bëjë diçka. Kjo i hep mundësi Liverpoolit të shfrytëzojë shpejtësinë e Salah dhe Mane në kundërsulme.
Të besuarit e Klopp tregohen të rrezikshëm, por pa arritur të shënojnë golin e qetësisë, teksa Spurs sa vijnë e bëhen më të rrezikshëm me kroset e tyre brenda zonës.
Në momentin më të mirë të Tottenham, Liverpool ka dyfishuar rezultatin me Origin në minutën e 87’ të takimit. Sulmuesi belg ka lëshuar një goditje fantastike nga brenda zonës duke vulosur fitoren.